Njerëzit që kërkojnë një shtëpi të re që kushton jo shumë shtrenjtë mund të tundohen nga një pronë e vogël me një dhomë gjumi.
Dhe nuk bëhet fjalë për një shtëpi të zakonshme, por një të tillë të ndërtuar brenda një kontejneri transporti.
Vendbanimi i vogël 6×2,5 metra përmban një dhomë gjumi komode, një banjë moderne dhe një hapësirë ndenjeje, kuzhine dhe ngrënieje me plan të hapur.
Ajo aktualisht është në shitje në eBay për 29,995 funte (rreth 35 mijë euro) dhe është prodhuar nga firma Cabin Depot me bazë në Chichester të Anglisë.