Dy helikopterë ushtarakë janë përplasur në ajër përpara se të biën në tokë.
10 anëtarët e ekuipazhit në bord kanë vdekur nga përplasja që ndodhi në Malajzi, në mëngjesin e sotëm, transmeton Klankosova.tv.
Incidenti ndodhi gjatë disa provave një bazë detare në shtetin verior Perak, afër kryeqyteti Kuala Lumpur, për 90-vjetorin e marinës në maj.
Përplasja përfshiu një helikopter të operacioneve detare AË139, me shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord, dhe një Fennec të lehtë të marinës, me tre anëtarë ekuipazhi.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses dhe të shpëtimit, të cilët kanë shuar zjarrin. Ajo që mbeti ishte një grumbull metali të djegur dhe të deformuar dhe pjesë të ekspozuara të motorit.