Fronti Europian dhe VLEN bashkë do t’i thonë “JO” Mickoskit nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese? Osmani: Patjetër, nuk ka dilemë
-Patjetër, patjetër, kjo nuk ka dilemë, nuk do të ketë Qeveri pa ndryshimet kushtetuese, këtë e tha në TV21 mes tjerash kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani, i pyetur nëse do të bëhen bashkë me VLEN, për t’i thënë “JO” Mickoskit, nëse i njëjti nuk pranon ndryshimet kushtetuese pas zgjedhjeve.
“Çështja me Bullgarinë është artificiale, është problem fiktiv, i krijuar në mendjet e nacionalistëve të cilët duan kalërojnë mbi këto ide të rrejshme. Ndryshimet kushtetuese janë në interes të shtetit, janë në interes të të gjitha komuniteteve”, tha mes tjerash Osmani.