Koalcioni VLEN po mban tubimin përmbyllës në sheshin Skenderbeu në Shkup.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë tubim kanë marrë pjesë rreth 6 mijë qytetarë.
Kujtojmë që sonte në mesnatë fillon heshtja, që përfundon në ditën e votimit në orën 19.00. Në zgjedhjet e shtata presidenciale që do të mbahen të mërkurën, të drejtë vote kanë 1.814.317 votues.