Kryeministri Xhaferi, Sela dhe Lloga në Vjenë morën mbështetje për Frontin Europian nga diaspora shqiptare
Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëruar nga kryetari i ASH Ziadin Sela dhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga kanë vizituar diapsorën shqiptare në Austri, ku në vjenë janë pritur nga qindra shqiptar të cilët kanë falenderuar kryeministrin Xhaferi, Selën dhe Llogën për vizitën e duke dhënë mbështetje për Frontin Europian.
”Faleminderit Vjena, faleminderit diaspora”, me këtë porosi kryeministri Talat Xhaferi ka faleminderur diasporën për përkrahjen e tyre në tubimin e Frontit Europian në Vjenë të Austrisë.
Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sekretari gjeneral Krenar Lloga dhe kryeministri Talat Xhaferi mbrëmë qëndruan në Austri në takim me mërgatën.