1-vjeçarja shkon pa shenja jete në spital, tragjike se çfarë konstatojnë mjekët. Dyshohet se vogëlushja është abuzuar seksualisht
Lajmi se një vajzë një vjeçare është sjellë e pajetë mbrëmë në spitalin e Kos është shokues dhe tmerrues. Sipas informacioneve, nëna 24-vjeçare e fëmijës, e cila është e komuniteti rom, ka konstatuar në orën 19:45 të pasdites së djeshme se vajza e saj e mitur kishte humbur ndjenjat.
Më pas ajo u përpoq të ringjallte fëmijën duke bërtitur në të njëjtën kohë për ndihmë. Më pas, banorët e pallatit kanë shkuar në banesë për të ndihmuar. Rreth orës 20:15 nëna e fëmijës ka lajmëruar ambulancën dhe në të njëjtën kohë një tjetër qiramarrës ka ofruar ndihmën e parë. Në orën 20:25 mbërritën ekipet e shpëtimit të EKAV-it, të cilët konstatuan se foshnja nuk merrte frymë dhe vazhduan me reanimimin e tij. Në orën 20:32 foshnja është pritur nga mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Kos, të cilët kanë konstatuar se fëmija nuk merrte frymë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë në orën 20:45.