Kandidatja për presidente të Maqedonisë së Veriut nga radhët e VMRO DPMNE-së, Gordana Silanovska-Davkova, është kundër ndryshimeve kushtetuese, që janë kusht në procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Silanovska-Davkova thotë se asnjëherë nuk ka bërë një zotim të tillë e as që do të bëjë, pasi vlerëson se akti më i lartë juridik nuk mund të ndryshohet jashtë vullnetit të popullit dhe deputetëve në Kuvend.
Por, sikur përbërja e re parlamentare t’i votonte ndryshimet kushtetuese, Silanovska-Davkova thotë se do ta respektonte një vendim të tillë, pavarësisht se nuk do të pajtohej me të.