Tre të plagosur nga shpërthimet në Irak, Izraeli mohon përfshirjen

Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake që i përkiste një milicie të mbështetur nga Irani në Irak.

Kështu tha një zyrtar lokal i sigurisë për CNN të shtunën, transmeton Klankosova.tv.

Shpërthimet ndodhën në një vend që i përkiste Njësive të Mobilizimit Popullor (PMU), sipas Muhannad al-Anazi, një anëtar i Komitetit të Sigurisë në Guvernatën e Babilonisë, në jug të kryeqytetit Bagdad.

Nuk kishte asnjë indikacion të menjëhershëm për shkakun.

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë se asnjëri nuk ishte i përfshirë në shpërthim.