Osmani: Populli shqiptar, model për revolucionarët e shtypur në botë

Bujar Osmani, ka shprehur bindjen se populli shqiptar do të jetë model për revolucionarët e popujve të shtypur në botë. Në një vizitë në Shipkovicë, ai theksoi transformimin e Maqedonisë nga një popull i përjashtuar në një popull që udhëheq institucionet më të rëndësishme të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne ja dolëm, ne ishim popull i përjashtuar, i nënshtruar, ne ishim popull që nuk na bënin hesap shteti dhe institucionet e shtetit. Për 20 vite ne jemi sot popull i kryeministrit, i institucioneve më të rëndësishme në vend”, tha Osmani.
Osmani u shpreh se suksesi i tyre do të shërbejë si shembull për popujt e tjerë të shtypur, duke i nxitur ata të luftojnë për faktorizimin e tyre dhe të kenë krenari për arritjet e tyre.

Në këtë kontekst, ai bëri thirrje për mbështetje të idesë së presidentit të parë shqiptar, duke shtuar se është e rëndësishme që mos të humbasin votën. Këto deklarata vijnë në një moment kur Kosova është në proces të ndryshimeve të thella politike dhe institucionale.