“A reagoi ndonjëri nga shumë liderët e opozitës ndaj deklaratave antishqiptare të Mickovskit dhe VMRO-së si dhe të kërcënimeve të Levicës? A po s’guxojnë se ju kanë thënë: Shuj, zanin mos ta ni?
Maqedonia vetëm e maqedonasve e VMROsë dhe Levicës ndoshta vlen për flen, por se kalon dot vijën e Frontit, frontit të barazisë, frontit të integrimit, frontit europian.
Çu dil n’shesh, merri me vete krejt çka i njeh, bonju zo të gjithëve, le të jehojë kënga e Shkurtës e Ilirit bashkë me zërat tanë nga mesi i Shkupit në veshët e atyre që nuk duan ta dëgjojnë bashkë me mercenarët e tyre në opozitën “shqiptare”.
E diel, 21 prill, ora 20:00, Sheshi Maqedonia Shkup.” ka shkruar Grubi