Kandidati për president, Stevo Pendarovski, mbrëmë ishte mes banorëve të Butelit, prej ku kërkoi mbështetje për mandat të dytë që, siç tha, qytetarët të fitojnë garancë se Maqedonia do të jetë shtet i avancuar dhe europian.
“Kur i pyetni çfarë nuk është në rregull për ju në Marrëveshjen që e kishim me Brukselin, korrnizën europiane të negociatave, thonë se do ta anluojnë edhe atë për shkak se aty nuk është gjuha maqedonase. Kjo është gënjeshtra më e madhe e mundshme politike. Marrëveshjen që e kemi me Brukselin për fillimin e negociatave përmban klauzolë për gjuhën maqedonase, qartë thuhet se i gjithë legjislacioni evropian, të gjitha ligjet evropiane do të përkthehen në gjuhën maqedonase kur ne të bëhemi anëtar i plotëfuqishëm i asaj organizate. Mirëpo, kjo atyre nuk i përshtatet sepse kanë interes nga krijimi i mjegullës politike t’u japin shpresa të rreme qytetarëve tanë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.