Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë – Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Jo më kot thonë “i përpiktë si treni japonez”.

Në këtë vend koha respektohet në atë masë sa që nëse (për ndonjë mrekulli) një tren vonon disa minuta, pasagjerët marrin një falje formale.

Historia e mëposhtme tregon për trenin Shinkansen (treni Bullet), nisja e të cilit ishte 17 minuta me vonesë!

Kompania Qendrore Hekurudhore njofton se përbërja ka arritur në Tokio nga Nagoya dhe se nisja për në Osaka është pezulluar përkohësisht. Arsyeja është më se e çuditshme.

Gjegjësisht, stafi ka vërejtur një gjarpër 40 centimetrash duke “rrëshqitur” në dysheme në njërën nga karrocat, transmeton upi.com.

Më shumë se 600 pasagjerë duhej të transferoheshin në një tren tjetër pasi Shinkansen u shkëput nga rrjeti dhe gjarpri u kap më vonë.

Autoritetet po hetojnë se si ajo përfundoi në tren. “Është e vështirë të imagjinohet që një gjarpër do të hynte në një vagon treni në një nga stacionet. Ne kemi rregulla që ndalojnë futjen e kafshëve të egra. Pavarësisht kësaj, ne nuk kontrollojmë bagazhin e udhëtarëve”, është bërë e ditur.