Sot janë bërë 13 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi.
Lidhur me këtë ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka reaguar kryeministrit aktual Albin Kurtit, rreth një deklarate të këtij të fundit.
Hoti tha se Kurti “po iu hedh hi syve qytetarëve”.
Ai theksoi se marrëveshja e kësaj qeverisje “përmban autonomi për serbët”.
“Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit. Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, tha Hoti.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës shtoi se moskoordinimi dhe përplasja me aleatët e ka sjellur Kosovën në situatën ku nuk flitet më për marrëveshje finale me njohje reciproke, që ishte duke u negocuar nga qeveria paraprake.
“Fatkeqësisht, tani flitet për zbatim të asociacionit që tanimë ka marr premisa të një autonomie. Mashtrimet se: nuk ka dialog pa kërkim falje dhe kthimin e të pagjeturve, ka kushte për zbatim të asociacionin dhe e mashtrime të tjera kanë dalë sheshit”, tha Hoti.