Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e djeshëm partiak në Ohër, ka paralajmëruar se do të synojë pajtimin dhe bashkimin kombëtar maqedonas. Sipas tij, partia ka obligim dhe përgjegjësi të bashkohet dhe ky detyrim është neglizhuar në të kaluarën. Mickoski theksoi se në të ardhmen do të ketë kohë kur bashkimi kombëtar do të jetë i nevojshëm, ashtu siç do të ketë raste kur do të kalojmë në bashkim qytetar pa dallim etnie. Ai paralajmëroi se VMRO-DPMNE do t’i ndalë sulmet ndaj partive të Dimitar Apasievit dhe Maksim Dimitrievskit.
“Unë do të filloj nismën time të parë për të siguruar unitetin kombëtar maqedonas duke shpallur moratorium dhe duke ndaluar të gjitha sulmet kundër “Të Majtës” dhe partisë “ZNAM”. Këtë e ndjej si nevojë të popullit maqedonas, por edhe si obligim që të përpiqem të realizoj idenë e bashkimit kombëtar”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.