Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Vrapçishtit. Para një numëri të madh simpatizantësh arkitekti i Frontit Europian dhe kryetar i BDI, Ali Ahmeti theksoi se ky front nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari shumë më të gjatë, duke bërë thirrje që më 24 prill të votohet Bujar Osmani për president dhe më 8 maj Fronti Europian.
Kandidati për president Bujar Osmani në paraqitjen e tij u shpreh se këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse përpara nesh kemi dy alternativa, atë të inegrimit dhe alternativa tjeter e izolimit.
“Gjatë ditëve të fushatës kam pasur mudësinë që të kaloj shumë vendbanime, shumë fshatra e shumë lokalitete dhe një gjë e kam rikonfirmuar se diversiteti është bukuria jonë, llojë-llojshmërua e gjuhëve e kulturave është bukuria jonë dhe se uniteti dhe bashkimi është fuqia e jonë. Kemi një vend më të mirë në botë, natyrën më të mirë në botë, klimën më të mirë shumë pak na duhet për të bërë një jetë Europiane me të gjithë këto kushte që i kemi. E kemi harmonin ndëretnike që shtetet tjera mund ta ëndërrojnë jemi anëtarë të NATO-s, kemi filluar bisedimet me BE-në shumë pak na duhet për ta bërë këtë vend anëtarë të BE-së dhe ky vend do bëhet jo vetëm endërr për të jetuar në që jemi këtu, jo vetëm për tu kthyer ata që e kanë lëshuar vendin por do të bëhet endërr për çdo qytetarë të Europës për shkak se i kemi të gjitha parakushtet. Na duhet vetëm edhe ne ta bëjmë një pjesë të punës që ta rrumbullaksojmë një jetë të dinjitetshme për të gjithë. Dhe jemi shumë afër jemi në prag të arritjes tl kësaj mirësie për ne për fëmijët tanë dhe për brezat që vijnë. Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë për ti dhënë kahje kësaj të ardhmje ta rrumbullaksojmë si Europian. Ti themi jo izolimit që është alterantivë që na ofrohet” u shpreh Osmani.