Policia e Serbisë ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte kundër popullatës serbe.
Siç mëson Gazeta Express nga burimet e saj personi i arrestuar është nga komuna e Gjakovës.
S.D. është i lindur në vitin 1970.
Kujtojmë që dje Policia serbe ka arrestuar 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, 9 prej të cilëve janë liruar ndërsa në paraburgim po mbahet akoma zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.