E udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç, partia në pushtet fitoi zgjedhjet parlamentare por pa një shumicë absolute. Kjo parti përballet me bisedime të vështira për të formuar qeverinë.
Partia në pushtet e Kroacisë Bashkimi Demokratik Kroat fitoi zgjedhjet parlamentare të së mërkurës, por nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për të formuar qeverinë.
Në ditët në vijim priten bisedime të vështira me partitë e tjera për formimin e qeverisë.
Sipas rezultateve paraprake nga 94.4% e qendrave të votimit të numëruara partia e kryeministrit Andrej Plenkoviç fitoi 60 vende në parlamentin me 151 vende.Partia e opozitës, doli e dyta me 41 vende dhe 26,1% të votave të marra. Milanoviç, i cili si president cakton datën e zgjedhjeve, në mënyrë të pazakontë njoftoi muajin e kaluar se do të kandidonte në zgjedhje duke qenë ende në detyrë.
Pjesëmarrja e votuesve iu afrua një niveli rekord, pasi pjesmarrja ishte ishte 61.83%.Zgjedhjet parlamentare u konsideruan si një test për popullaritetn për kryeministrin Andrej Plenkoviç dhe partinë e tij , e cila ka dominuar politikën që nga pavarësia e Kroacisë. Rezultatet mund të ndikojnë edhe në politika të mëdha, duke përfshirë mënyrën se si qeveria kroate e sheh konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Plenkoviç mbështet Ukrainën , por opozita jo.
Partia në pushtet bëri fushatë duke iu kujtuar votuesve rritjen ekonomike të kohëve të fundit, të nxitur nga anëtarësimi i vendit në zonën ‘Schengen’ dhe në eurozonë.Social Demokratët theksuan luftën kundër korrupsionit, pasi partia e Kryeministrit Plenkoviç është dëmtuar nga një mori skandalesh korrupsioni dhe hetimesh kundër zyrtarëve të lartë të partisë, përgjatë viteve të fundit.