Ka përfunduar takimi në mes të emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Temë e diskutimit të këtij takimi është çështja e dinarit.
Emisari i BE-së më pas do të ketë një takim edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Raportohet se pritet të ketë edhe një takim trepalësh, gjatë ditës shkruan N1 transmeton Klankosova.tv
Ky është takimi i katërt në mes të Kosovës dhe Serbisë, në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e dinarit.
Më herë Lajçak, pati deklaruar se pret nga palët që të arrijnë një marrëveshje.