Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se më 23 prill dhe 7 maj, respektivisht ditët para votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në shkollat ku do zhvillohet procesi i votimit mësimi do të realizohet me orar të shkurtuar për të gjitha klasat.
Sipas Ministrisë së Arsimit, mësimi do të zhvillohet nga ora 7 deri në orën 11.
Gjithashtu, MASH bën të ditur se në shkollat ku nuk do të votohet, mësimi do të zhvillohet si zakonisht, sipas orarit të caktuar.
Ndërkohë, Qeveria ditë më parë solli vendim që në ditët e zgjedhjeve 24 prill dhe 8 maj, të jenë ditë pushimi për të gjithë qytetarët.