“Izraeli po përpiqet të përhapë konfliktin në të gjithë Lindjen e Mesme”, Erdogan: Netanyahu fajtor për përshkallëzimin e tensioneve
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan ka akuzuar kryemninistrin izraelit, Benjamin Netanyahu si përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Duke folur për përplasjen e Izraelit me Iranin, Erdogan tha se izraelitët po përpiqen të përhapin konfliktin në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme nëpërmjet provokimeve të njëpasnjëshme.
“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja e Izraelit janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmin e nisur nga Irani. Izraeli po përpiqet të përhapë konfliktin në rajon përmes provokimeve,”– u shpreh Erdogan.
Në fund të fjalës së tij ai pati kritika për vendet perëndimore duke thënë se dështuan për të dënuar aktet provokuese nga ana e Izraelit që po përpiqet të destabilizojë rajonin.