Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë, duke thënë se kriminelët kanë marrë zemër.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri, njofton Klankosova.tv.
“Në vitin 2023 patëm rritje 40% të numrit të vrasjeve në Kosovë. Brenda tri ditëve, dy gra u vranë në Kosovë. Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri”, ka shkruar ai.
Tahiri tha se në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje, siç u shpreh ai, kanë sulmuar dhunshëm policinë.
“Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministre të drejtësisë që vazhdimisht i sulmojnë prokurorinë dhe gjykatat. Kjo është nxitje për kriminelët. Pse duhet t’i frikësohet një kriminel organeve të rendit dhe të drejtësisë kur vetë kryeministri i sulmon ato?!Pushteti dhe mendësia e tij e dhunës duhet të ndryshojë për të ndryshuar realiteti shoqëror”, shkroi tutje ai.