Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock po udhëton për në Izrael në një përpjekje për të de-përshkallëzuar konfliktin Izrael-Iran.
Kjo pas sulmeve të Iranit në Izrael të dielën.
“Është tepër e rëndësishme për ne si qeveri gjermane në këto kohë të brishta që të gjithë të punojmë së bashku për të kontribuar në de-përshkallëzimin për të gjithë rajonin”, tha Baerbock gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj jordanez, Ayman Safadi, në Berlin.
Ajo akuzoi Iranin se nuk ishte i interesuar për paqen rajonale dhe tha se “donte t’i hidhte benzinë zjarrit”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Irani po luan me fatin e të gjithë njerëzve në Lindjen e Mesme. Kjo vlen mbi të gjitha për Iranin dhe përfaqësuesit dhe grupet e tij prokure, të tilla si Hezbollahu apo Houthis”, tha ajo.
Vizita e Baerbock në Izrael do të jetë udhëtimi i saj i tetë në rajon që nga 7 tetori. Ajo tha gjithashtu se shpresonte se bisedimet e fundit midis Izraelit dhe Hamasit mund të sjellin “armëpushimin e qëndrueshëm të shumëpritur”.