Taravari: Vetingun do ta bëjë në qeverinë e ardhshme koalicioni VLEN

“Vetingun edhe të politikanëve, edhe të gjykatësve edhe të prokurorëve do ta bëjë në qeverinë e ardhshme koalicioni VLEN”, këtë e tha sot kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari. Taravari tha se BDI-ja tash e disa vite premton veting, por nuk e bën, ndërsa sipas tij, ata tani nuk do ta kenë mundësinë që të bëhen pjesë e qeverisë.

“Unë e kam ftuar disa herë z.Bujar Osmanin, hajde të nënshkruajmë prej tash veting edhe për politikanët, edhe për gjykatësit, edhe për prokurorët. Unë e di se disi e nënqmojnë inteligjencën e qytetarëve, që nuk është mirë. Qytetarët e dinë se z. Bujar Osmani dhe BDI-ja që 10 vjet premtojnë veting dhe nuk e bëjnë”, tha Taravari.