Një aksident tragjik ka ndodhur në Meksikë ku tre persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit. Sipas informacioneve, helikopteri i përkiste kompanisë ‘Let’s Fly’, e cila ofron fluturime turistike dhe transport rreth qytetit.
Sekretariati Federal i Infrastrukturës, Komunikimeve dhe Transportit (SCT) ka raportuar se do të marrë pjesë në hetimin e Agjencisë Federale të Aviacionit Civil (AFAC) për të identifikuar shkakun e rrëzimit të helikopterit.
Edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës ka hapur një dosje hetimore në lidhje me incidentin, duke u koordinuar me mjekët ligjorë dhe ekspertë të ndryshëm si ata të kriminalistikës.
Ndërkohë, Policia Hetimore po punon për lokalizimin dhe analizimin e kamerave që kanë regjistruar ngjarjen, si dhe për marrjen e informacioneve nga dëshmitarët.
Besohet se shkak i rrëzimit të helikopterit ishte një defekt në motor.