Ka vdekur 21-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar, shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka.
Ai ka deklaruar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.
“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.
Advertisement
Ndryshe, policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.