Agjencia qeveritare izraelite që koordinon dërgimin e ndihmave në Gaza thotë se një vendkalim i ri në veri është përdorur përsëri për të ofruar ndihma ushqimore.
COGAT (Koordinimi i Aktiviteteve Qeveritare në Territore) ka bërë të ditur se vetëm gjatë natës së kaluar 102 kamionë me ndihma ushqimore u koordinuan në veri të Gazës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Një autokolonë me ndihma ushqimore hyri në veri të Gazës përmes kalimit të ri verior. Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë përpjekjet tona për të lehtësuar ndihmën humanitare në dhe në të gjithë Gazën”, thuhet në deklarim.
Ndërkaq, dje kjo organizatë tha se 316 kamionë me ndihma ishin inspektuar dhe transferuar në Gaza, nga të cilët 65 kamionë me ndihma ushqimore u koordinuan në veri të Gazës.