Pendarovski: Ta përforcojmë bashkëjetesën, si vlera jonë më e madhe

Në pjesën e marrëdhënieve ndëretnike, Maqedonia është vendi më stabil dhe më i pavarur deri më sot, tha Stevo pendarovski, kandidat për president i LSDM-së dhe koalicionit. Siç shtoi, bashkëjetesë produktive do të kemi nëse ndërtojmë një shtëpi të përbashkët ku të gjithë do të respektohemi si qytetarë dhe do të ndihmojmë njëri tjetrin. Pendarovski i thirri qytetarët që bashkë më 24 prill, me rrethimin e numrit 1, ta përforcojmë bashkëjetesën si vlera jonë më e madhe.

“Para 5 viteve ju thashë se do të jem president i të gjithë qytetarëve. Me krenari mund të them se nuk ka asnjë instancë, asnjë situatë kur nuk kam vepruar se i tillë. Nuk ka qytetar të Maqedonisë që mund të tregojë se ka qenë i diskriminuar nga unë për shkak se nuk ka qenë maqedonas, shqiptar, ose për shkak se nuk ka qenë anëtar i partive politike që më kanë votuar, për shkak se është me status më të ulët social. Të gjithë në kabinetin tim i mirëpritën si të barabartë me mua. Nëse e marr besimin tuaj, ashtu do të jetë edhe në 5 vitet e ardhshme, ju garantoj”, u shpreh Stevo Pendarovski, kandidat për president.