Arrestohet një person në Ferizaj, po kërkohej për veprën “lëndim i lehtë trupor”

Një person i kërkuar është arrestuar në Ferizaj.

Policia bën me dije përmes njoftimit se i dyshuari me iniciale K.B., i moshës 36-vjeçare, po kërkohej për veprën penale “lëndim i lehtë trupor, detyrim në tentativë dhe kanosje” me dënim burgimi prej 18 muajve.

Me datën 12.04.2024 rreth orës 12:00 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar K.B ( M/K) i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘Lëndim i lehtë trupor, Detyrim në tentative dhe Kanosje” me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.