Një politikane tajlandeze është në qendër të një skandali pasi u publikua një video nga bashkëshorti i saj, ku ajo shfaqet në shtrat gjatë momenteve intime me një murg budist 24-vjeçar, të cilin çifti e adoptoi vitin e kaluar. Sipas Daily Mail bashkëshorti 64-vjeçar i Prapaporn Choeiwadkoh, e cila i përket Partisë Demokratike, dyshoi se diçka nuk shkonte kur gruaja e tij nuk e ngriti telefonin.
Kështu ai vendosi të udhëtonte 5.5 orë me makinë për të bërë një kthim të papritur në shtëpinë e familjes në Sukhothai nga Bangkok. Pasi ka hyrë në shtëpi është drejtuar në dhomën e gjumit me celular në dorë, gati për të regjistruar provat e tradhtisë.
Pamja që pa, megjithatë, e tronditi atë më shumë sesa priste. I zhveshur në shtrat me gruan e tij ishte murgu budist 24-vjeçar që çifti kishte adoptuar vitin e kaluar, me nxitjen e 45-vjeçares sepse ndjeu keqardhje për të riun.
“A jeni ju të dy të lumtur?” burri 65-vjeçar dëgjohet duke pyetur Prapaporn dhe murgun e ri, të quajtur Phra Maha. Pas publikimit të videos, politikania tha për mediat vendase se bashkëshorti i saj e ka keqkuptuar dhe se ajo nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me 24-vjeçaren.
“Asgjë nuk ka ndodhur, nuk është ashtu siç duket. Ai kishte disa probleme dhe ne thjesht flisnim dhe pastaj shkonim të bënim dush”.
Bashkëshorti i politikanes tha se gruaja e tij ishte shumë fetare, por vitet e fundit ajo kalonte gjithnjë e më shumë kohë me murgj të rinj. Përsa i përket të riut në fjalë, ai beson se e ka joshur gruan e tij dhe e ka bindur që t’i propozojë të shoqit që ta birësojnë, gjë që biznesmeni i pasur në fund ka pranuar ta bëjë.