Kryeministri spanjoll me fjalim emocional për njohjen e Palestinës: Zonja dhe zotërinj, ne do ta bëjmë sepse është e drejtë

Pedro Sanchez ka deklaruar sërish sot gjatë fjalimit në Kongres se Spanja do ta njohë Palestinën shumë shpejt dhe se ky është një proces i pashmangshëm.

Gjatë një debati mbi çështjet gjeopolitike në Kongresin spanjoll, kryeministri spanjoll tha se deri në fund të javës, ai do të bisedojë me një numër zyrtarësh evropianë në mënyrë që ata të fillojnë të njëjtin proces si Spanja.

“Spanja, zonja dhe zotërinj, është gati të njohë një shtet palestinez. Njohja është e pashmangshme, ndoshta edhe në muajin prill”, tha ai.

Lideri spanjoll tha se në periudhën e ardhshme duhet vetëm të përcaktohet data se kur mund të ndodhë ky akt, shkruan france24.

“Muajin e kaluar u takova me kryeministrat e Irlandës, Sllovenisë dhe Maltës për të promovuar këtë hap të rëndësishëm. Dhe në javët e ardhshme do të vazhdoj këto përpjekje me një sërë vizitash dhe thirrjesh për krerët ndërkombëtarë”, tha Sanchez.

Ai tregoi edhe pse Spanja do ta merrte këtë vendim.

“Ne do ta bëjmë këtë, zonja dhe zotërinj, sepse është e drejtë dhe sepse shumica e shoqërisë e kërkon. Është në interesin gjeopolitik të Evropës. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Palestinën nëse ajo nuk e njeh ekzistencën e saj”, përfundoi kryeministri i Spanjës.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensvië ndaj Palestinës pas sulmit terrorist të Hamasit në Tel Aviv.