Kreu i BFI-së: Ta bëjmë vendin më të mirë për të rinjtë!

Besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut shënojnë sot festën e Fitër Barjamit.

Manifestimi qendror u mbajt si tradicionalisht në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame.

Manifestimi filloi në orët e hershme të mëngjesit me program fetaro-kulturor, në kuadër të së cilit, përpos faljes së namazit, u recituan edhe vargje të Kuranit dhe ilahi të ndryshme.

“Dhashtë i madhi Zot që të vazhdojmë rrugën në muajt tjerë sipas porosive të Kuranit Famëlartë dhe ta mbrrijmë Ramazanin e bekuar” – tha Shaqir Fetahu, kreu i BFI-së.

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu me rastin e kësaj feste, bëri thirrje për solidaritet dhe kultivimin e vlerave fetare si dhe porositi besimtarët të jenë në shërbim të së mirës për të ndërtuar një vend më të mirë për gjeneratat e reja.

“Lus Allahun Fuqiplotë që kjo ditë të jetë ditë e buzëqeshjes, ditë e afrimit në mes njerëzve, ditë e pajtimit, shtrirjes së dorës së afrimit në mes njerëzve dhe në këtë mënyrë të jemi të lumtur dhe të gëzuar të gjithë” – tha Shaqir Fetahu.

Fitër Bajrami është një ndër festat më të mëdha të botës islame, që pason pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo