Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e Fitër Bajramit, në mesazhin e tij, ka thënë se kjo festë troket thellë te besimtarët.Tërnava, mes tjerash theksoi se kjo ditë feste për besimtarët myslimanë vjen pas përfundimit të muajit të Ramazanit.
“Nesër është dita e bajramit, ditë feste për besimtar myslimanë në mbarë botën, të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste ngase vjen pas një sakrifice të madhe, ajo është një manifestim falënderimi për Zotin pas agjërimi të muajit të bekuar të Ramazanit”, u shpreh Tërnava.
“Edhe në Kosovën tonë i gëzohemi kësaj feste madhështore e cila shfaqet në shoqërinë tonë në familjet tona me gëzim e hare me gjuhë falënderuese ndaj krijuesit dhe shprehje urime dhe përgëzimesh në mesin e gjithë besimtarëve”.
Advertisement
recommended by
BONE CONTROL
Доктор: вака за 4 дена отстранувате грутка на ногата!
ДОЗНАЈ ПОВЕЌЕ
“Urtësia dhe esenca e festës së Fitër Bajramit, është gëzimi dhe hareja e cila troket thellë në shpirtrat e besimtarëve, të cilët e falënderojmë Zotin e madhëruar që u mundësoi dhe u bëri të lehtë agjërimin, adhurimin, faljen e namazit, leximin e Kuranit”.