Në 25-vjetorin e dëbimit të shqiptarëve të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup do të organizojë homazh.
Në këtë ngjarje pritet pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Njashtu, të pranishëm pritet të jenë edhe drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, dhe kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.
Homazhi do të mbahet në Qendrën Memoriale “Bllaca ‘99” në Hanin e Elezit”