Shpërthen diga në Rusi, evakuohen mijëra persona

Mijëra njerëz janë evakuuar nga rajoni i Orenburgut, në Uralet jugore pranë Kazakistanit, për shkak të përmbytjeve pas shpërthimit të një dige.

Shërbimet e urgjencës kishin punuar gjatë natës pasi diga shpërtheu në qytetin e Orsk të premten pas shiut të rrëmbyeshëm, shkruan The Guardian.

Shërbimi i shtypit i guvernatorit të Orenburgut tha se 4 mijë e 208 njerëz, përfshirë 1 mijë e 19 fëmijë, ishin evakuuar dhe më shumë se 2 mijë e 500 shtëpi u prekën.

Rusia hapi një çështje penale për “neglizhencë dhe shkelje të rregullave të sigurisë së ndërtimit” mbi digën e shpërthyer, e cila u ndërtua në 2014.