Haliti: PDK-ja po bëhet gati që të dalë e para në zgjedhje – deputetët t’i shërbejnë vendit e jo shefit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tij është duke u bërë gati që të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Haliti foli për procesin zgjedhor, për të cilin tha se e sheh me shumë sfida, e që sipas tij, për disa arsye ka frikë që do të jetë zhgënjyes.
“Së pari ligji i zgjedhjeve është bërë shpejtë dhe i pa analizuar, votimi i diasporës dhe rezultatet e këtij votimi do jetë me shumë pikëpyetje. Sidoqoftë pa u thelluar në rezervat që kam për rezultatin e zgjedhjeve sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike është duke u përgatitur që të dalë e para në këto zgjedhje. Shpresoj që listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme do jenë të studiuara mirë dhe ata që zgjidhen do i shërbejnë vendit e jo shefit”, tha Tahiri për Gazetën Blic, transmeton Klankosova.tv.
Në zgjedhjet e fundit nacionale, Lëvizja Vetëvendosje pati dalë partia e parë me 50.28 për qind, PDK e dyta me 17.09 për qind, LDK e treta me 12.73 për qind dhe AAK-ja e katërta me 7.1 për qind