Nëntë persona janë lënduar në Klinë, si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai në një përgjigje për Klankosova.tv, tregoi gjithashtu se me rastin po merret njësia e trafikut rajonal.