Së fundmi, studiuesit nga Akuarumi i New England, SHBA, kanë parë një balenë të hirtë duke notuar në brigjet e Massachusetts.
Të shohësh një balenë në oqean nuk është edhe aq e pazakontë, por të shohësh një balenë të hirtë në Bregun Lindor është.
Kjo pasi ato janë zhdukur nga Oqeani Atlantik për më shumë se 200 vjet, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
E njohur si balena e hirtë për shkak të njollave në trup, ajo arrin deri në 15 metra gjatësi.
Historikisht, ajo ka jetuar në Atlantik, por është dëbuar gradualisht përgjatë shekujve, ndoshta nga gjuetia e balenave të tjera.
Kur studiuesit e panë atë duke u zhytur në ujë dhe duke dalë në sipërfaqe në mënyrë të përsëritur, e kanë fotografuar menjëherë dhe janë mrekulluar me çfarë kanë parë.
“Truri im po përpiqej të përpunonte atë që po shihja, sepse kjo kafshë ishte diçka që nuk duhej të ekzistonte realisht në ato ujëra. Ne po qeshnim për shkak të faktit se sa emocionuese ishte kjo, të shihje një kafshë që u zhduk nga Atlantiku qindra vjet më parë”, tha tekniku i kërkimit, Kate Leammle.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që studiuesit kanë parë balena të hirta në Atlantik vitet e fundit.
Ata besojnë se e njëjta kafshë u pa edhe në Florida në fund të vitit 2023.
Ndryshe, gjatë 15 viteve të fundit, në brigjet e Atlantikut janë parë një total prej pesë balenash të hirta.
Shkencëtarët besojnë se ndryshimi i klimës po ndryshon edhe sjelljen e balenave duke i shtyrë ato të notojnë në ujëra që nuk kanë notuar me shekuj.