Bavarezët fituan lehtësisht 2:5 në udhëtim ndaj Darmstadt, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit gjerman.
Por, fillimi ishte i vështirë për kampionin gjerman, pasi e pa veten në disavantazh pas 28 minutave, kur Skarke shënoi për vendasit.
Musiala barazoi gjithçka në minutën e 36-të, kurse Harry Kane përmbysi rezultatin pak pa përfunduar pjesa e parë.
Ishte sërish Musiala që shënoi për 1:3 në minutën e 64-të, para se Gnabry të realizonte për 1:4.
Tel më pas shënoi për 1:5 në mnutën e tretë shtesë, kurse Vilhelmsson e zbuti pak humbjen me një gol për 2:5 dy minuta më pas
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, gjashtë më pak se Bayer Leverkusen që prin.
Në anën tjetër, Darmstadt është në pozitën e fundit me 13 pikë të grumbulluara.