Gjatë këtij muaji mars, Kombëtarja e Italisë do t’i luaj dy ndeshje miqësore.
”Azurët” do të udhëtojnë drejt SHBA-ve, ku do të luajnë kundër Venezuelës me 21 mars dhe kundër Ekuadorit me tre ditë më vonë.
Në prag të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën prej 28 futbollistëve të ftuar.
Për herë të parë janë ftuar tre futbollistë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Torinos, Raoul Bellanova, mesfushorin e Veronës, Michael Folorunsho, dhe sulmuesin e Udineses, Lorenzo Lucca.