Brighton pret Romën në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të Europa League. Anglezët nisen me një disavantazh të madh duke qenë se në sfidën e parë në Romë u mposhtën me rezultatin 4-0.
Në konferencën për shtyp, trajneri De Zerbi theksoi se e ardhmja e tij te skuadra angleze nuk varet nga Europa, ndërsa shtoi se skuadra e tij do të duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e të luajnë futboll, jo për rezultatin.
“E vërteta është se në ndeshjet e fundit nuk kemi shënuar shumë gola. Megjithatë, kemi krijuar raste. Detyra ime është ta bëj skuadrën të krijojë në fushë, pastaj rastet nëse përkthehen në gol apo jo varen nga shumë faktorë. Lojtarët kundër Romës duhet të mendojnë të luajnë futboll dhe jo për rezultatin e ndeshjes së parë.
Duhet të besojmë, por tani rëndësi nuk kanë fjalët, në këtë moment rëndësi marrin veprat. Për të ardhmen time vendos klubi, unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë dhe besoj se ky kompeticion nuk e vendos në diskutim të ardhmen time” është shprehur ai.