Raportohet se Igli Tare mund të bëhet trajner i Lazios, pas dorëheqjes së Sarrit

Mauricio Sarri ka ofruar dorëheqjen nga pozita e trajnerit të Lazios.

E sipas raportimeve të mediave italiane, presidenti i klubit nga Roma, Lotito e ka pranuar këtë.

Madje, sipas raportimeve, Lotito po tenton ta kthejë në skuadër ish-drejtorin sportiv, Igli Taren.

Ish-futbollisti shqiptar mund të bëhet trajner i Lazios për pjesën e mbetur të sezonit.