Sarri ofron dorëheqjen nga Lazio

Maurizio Sarri ka vendosur të japë dorëheqjen te Lazio si pasojë e formës së dobët të tyre, duke ia komunikuar vendimin e tij drejtuesve të klubit.

Biancocelesti pësuan humbjen e tyre të 12-të të sezonit të Serie A të hënën në mbrëmje, duke u mposhtur 2:1 nga Udinese në Stadio Olimpico.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Angelo Fabiani vendosën ta thërrasin skuadrën në një kamp stërvitor, duke dashur që gjërat të ndryshojnë përpara 10 ndeshjeve të fundit të sezonit. Klubi është ende i përfshirë në Coppa Italia dhe do të përballet me Juventusin në gjysmëfinale muajin e ardhshëm.

Siç njoftohet nga Fabrizio Romano, Calciomercato.com dhe La Lazio Siamo Noi, Sarri ka vendosur të largohet nga Lazio dhe ka komunikuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen, duke lënë menjëherë postin në klub.

Sarri pati një takim të tensionuar me skuadrën pas humbjes ndaj Udineses, ku u përpoq të kuptonte rënien e tyre në formë. Ndërsa asnjë nga lojtarët nuk foli për t’i kërkuar që të largohej, askush nuk e shtyu që ai të qëndronte, duke e shtyrë atë të dorëzonte dorëheqjen.