Pas dy barazimeve rresht, Chelsea u rikthye sonte te fitorja në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi ndaj Newcastle United, në kuadër të javës së 28-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” prodhoi pesë gola, teksa pikët e plota i takuan londinezëve.
Nicolas Jackson (6’), Cole Palmer (58’) dhe Mykhailo Mudryk (76’) shënuan golat e fitores për “Blutë”.
Ndërsa, për skuadrën e Eddie Howe realizuan Alexander Isak (43’) dhe Jacob Murphy (90’).
Chelsea pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe ndodhet në pozitën e 11-të.
Newcastle United është një pozitë më lart, me vetëm një pikë më shumë.