Ali Ahmeti dhe Kryeministri Xhaferi për Iftar në shtëpinë e kandidatit për President Bujar Osmani (VIDEO)
Kandidati për president të shtetit, kryediplomati Bujar Osmani në shtëpinë e tij, sonte për iftar ka gostitur Kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Kryeministrin Talat Xhaferi.
Ahmeti dhe Xhaferi, bashkë me bashkëshortet kanë pritur iftarin e parë të muajit Ramazan në atmosferë të ngrohtë te familja Osmani.
“Kisha kënaqësinë që këtë muaj të shenjtë ta filloj me Iftar të përbashkët në shtëpinë time me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi dhe bashkëshortet. Luani i vogël ishte në qendër të vëmendjes!”, ka shkruar ministri Osmani.