Zgjedhjet e dyfishta në vendin tonë do të jenë temë diskutimi mes përfaqësuesit të Posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të kancelarit të OSBE/ODIHR. Siç kanë njoftuar nga DASH, Escobar po qëndron në Austri dhe me përfaqësuesit e OSBE/ODHR përveç zgjedhjeve në RMV do të bisedoj edhe për zgjedhjet në Serbi.
Nga periudha 10 deri 18 mars, Eckobar do të vizitoj edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Belgjikën. “Vizita e tij do të konfirmojë përkushtimin e SHBA-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekje për integrim euroatlantik dhe bashkëpunim më të thellë rajonal”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i shtetit.
Në Kosovë, ai do të takohet me liderët qeveritarë kosovarë, shoqërinë civile dhe komunitetet serbe të Kosovës për siç thonë nga DASH të nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesi i posaçëm amerikan do të mbaj takime edhe për ndikimin e rregullativave të Bankës Qëndrore në Kosovë dhe do të kërkoj hapa për t’u siguruar se nevojat e qytetarëve të Kosovës janë plotësisht të kënaqshme dhe pa asnjë ndërprerje.
Gjatë vizitës në Belgjikë, Escobari do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak dhe përfaqësues të tjerë të BE-së dhe NATO-s, për të biseduar për hapat për promovimin e reformave që do të sjellin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.