Kërkohet paraburgim për 21-vjeçarin që dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 14 vjeçe

Prokuroria në Manastir kërkon nga gjykata që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 21-vjeçari nga Manastiri i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 14 vjeçe.

“Në periudhën nga gushti deri në fund të dhjetorit të vitit 2023, i dyshuari në një banesë në rrugën “Prilepska” në Manastir, në disa raste ka kryer akte seksuale ndaj një vajze 14-vjeçare”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.