Telekomi i Maqedonisë me fushatë të fuqishme për lidhje të vërtetë: Le të bëjmë vend për empatinë, mirëkuptimin dhe afërsinë
Nxitje për transparencë, mirëkuptim të ndërsjellë dhe optimizëm digjital
§ Veprat e Goran Stefanovskit si frymëzim
Makedonski Telekom e fillon fushatën “Le të bëjmë vend”, e cila inkurajon dhe frymëzon transparencën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, të cilat janë të rëndësishme për lidhje të vërtetë.
Sot, nëpërmjet teknologjive digjitale, jemi më të lidhur se kurrë. Por prej vitesh jetojmë në pasiguri dhe krizë, humbasim besimin te të tjerët, besimin në një të ardhme më të mirë, izolohemi dhe mbyllemi dhe jemi gjithnjë e më të prirur ndaj konflikteve dhe jotolerancës. Sipas hulumtimit, kjo më së shumti i prek të rinjtë me një intensitet që ka ardhur duke u rritur me shpejtësi vitet e fundit. Edhe pse jetojmë në një botë të lidhur, ne nuk jemi të lidhur prej së vërteti.