Kompania e biznesmenit shqiptar do ta furnizoj Maqedoninë e Veriut me gaz natyror

“Sole 24” një kompani që shet kryesisht energji elektrike në tregun e lirë në Maqedoninë e Veriut, është furnizuesi i fundit kur SH.A. “ESM” (Centralet Elektrike të Maqedonisë) e zgjodhi për blerjen e gazit natyror për dy termocentralet në Shkup, përcjell portali Faktor.

Furnizuesi, i cili përndryshe është në pronësi të një biznesmeni nga Shqipëria, do të zëvendësojë kompaninë bullgare “Greystone”, e cila deri tani kishte bërë furnizimin me gaz natyror.

Kompania “Sole 24” duhet të sigurojë gaz nga 1600 deri në 2600 megavat orë me çmim prej 28.55 euro për megavat orë. Çmimi është dukshëm më i ulët krahasuar me muajt e kaluar, kur arrinte mbi 50 euro.

Pikërisht për këto arsye Komisioni Rregullativ për Energjetikë ka njoftuar se në mënyrë të jashtëzakonshme për 35 për qind po e zvogëlon koston e ngrohjes për të gjithë shfrytëzuesit e biznesit në Qytetin e Shkupit, si dhe për institucionet publike, shkollat ​​dhe kopshtet, më së shumti për shkak të rënies së çmimeve në bursat botërore.

“Sole 24” ka marrë licencën për tregtimin e gazit natyror në vitin 2022 dhe më 29 janar të këtij viti. Tina Manoleva, vajza e zëvendësministres së Shëndetësisë si një inxhiniere e re e elektroteknikës është emëruar drejtore e kësaj kompanie për tregtimin e energjisë elektrike në Maqedoni, e cila në të njëjtën kohë shet rregullisht sasi të mëdha të energjisë elektrike tek ESM.(INA)