Lloga me porosi nga xhamia e profetit në Medine, uron muajin e Ramazanit

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga ka uruar besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai këtë urim e ka bërë nga Xhamia e Profetit Muhammed a.s në Medinë, teksa ka uruar agjërim të leht për të gjithë besimtarët.

Urimi i plotë:

Nga Xhamia e Profetit a.s. në Medine, ua uroj muajin e Ramazanit!

Agjërim të lehtë, lutje të pranuara, begati në çdo shtëpi dhe lumturi në zemrat tuaja.