Nuk mjaftojnë golat e Myrto Uzunit, Granada mposhtet nga Real Sociedadi

Nuk mjaftojnë golat e Myrto Uzunit, Granada mposhtet nga Real Sociedadi

Granada ka pësuar humbje ndaj Real Sociedadit, duke rrezikuar edhe më shumë rënien nga La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Los Carmenes” përfundoi me rezultatin 2:3. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 28-të.

Myrto Uzuni shkëlqeu te vendasit duke shënuar të dy golat, por që në fund nuk ishin të mjaftueshëm.

Sulmuesi shqiptar shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 21-të, e më pas realizoi edhe me kokë në minutën e 45+3′.

Uzuni tani numëron nëntë gola në elitën e futbollit spanjoll.

Umar Sadiq (33′), Robin Le Normand (80′) dhe Andre Silva (85′) shënuan golat e fitores për Sociedadin.

Granada mbetet në pozitën e parafundit (19) në tabelë me 14 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Real Sociedadi pas kësaj fitore ka 43 pikë në pozitën e gjashtë.